Alma Lama paralajmëron rrezikun nga blerja “industriale” e votës

Aktuale

Alma Lama paralajmëron rrezikun nga blerja “industriale” e votës

Nga: D.RR Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:24
Alma Lama

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar në prag të zgjedhjeve se mund të ketë blerje “industriale” të votave.

Ai gjithashtu ka treguar se si duhet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në mënyrë që të jenë sa më demokratike.

Lama kërkon nga paritë politike që nuk kanë bërë manipulime me vota në të shkuarën, t’i bëjnë presion KQZ-së që të mos lejojnë manipulim të votave nga partitë tjera që kanë qenë të përfshira më herët në këto afera.

Postimi i plotë:

Si duhet te zhvillohen zgjedhjet parlamentare ne menyre qe te jene demokratike: Se pari, cdo subjekt politik duhet te perzgjedhe persona qe nuk kane probleme me ligjin, per t’i futur neper lista. Se dyti, perzgjedhja duhet te kaloje neper procese te brendshme demokratike dhe jo te vendoset neper kafe e tavolina se kush duhet te futet ne liste e kush jo. Kriteri intelektual duhet te jete themelor sepse demokracia pa inteligjence shnderrohet ne perbindesh qe han veten. Se treti duhet te perfshihet nje numer shume me i madh i grave neper lista, jo vetem 30%. Se katerti duhet garantuar qe njerezit te shprehin vullnetin e tyre te lire neper kutite e votimit. Kjo do te thote se askush nuk duhet te kushtezohet me vendin e punes, nga oligarket, biznesmenet apo subjektet politike.

Eshte nje rrezik i jashtezkonshem qe ne keto zgjedhje vota do te jete teresisht klienteliste, dhe ata qe ka vite qe demtojne buxhetin do te tentojne edhe ta blejne, pervec kushtezimeve me vendin e punes. Pra me shume se manipulimet ne kutite e votimit, sic ndodhi ne 2010, kete here manipulimi i vullnetit te qytetareve do behet jashte qendrave te votimit.

Ky do te ishte nje deformim i jashtezakonshem dhe kurrsesi nuk mund te quhen zgjedhje demokratike. Si pasoje e deformimit, pushtetin mund ta mbajne serish ata qe e kane pasur, duke penguar qarkullimin e tij sipas vullnetit te popullit. Prandaj disa parti politike qe nuk kane bere manipulime te tilla ne te shkuaren, duhet ta ngrene zerin si tek KQZ, ashtu edhe te monitoruesit nderkombetare dhe ata vendore, per te mos lejuar kete here ate mund te quhet “blerje industriale e votes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat