Vetëvendosje është shumë afër nënshkrimit të koalicionit me këtë parti

Aktuale

Vetëvendosje është shumë afër nënshkrimit të koalicionit me këtë parti

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 14:14
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa janë në bisedime të avancuara për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka thënë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Në një intervistë të mërkurën në mbrëmje, Kusari-Lila u shpreh se “ka mbetur që në ditët në vijim” të formalizohet marrëveshja mes Alternativës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk kemi vendim ende por kemi pasur bisedime në veçanti me Vetëvendosjen. Do të ishte ideale të ishte një koordinim më i mirë i opozitës. këto koordinime”, ka deklaruar fillimisht Kusari-Lila.

“Kemi pasur së fundmi bisedë për marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, kemi pasur diskutime edhe në Kryesinë e partisë dhe mbetet në ditët në vijim bashkërendimi i programeve dhe aktiviteteve [me Lëvizjen Vetëvendosje]”, u shpreh ajo.

Alternativa ka qenë pjesë e opozitës në Kuvend gjatë qeverisjes së koalicionit PAN. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Alternativa i ishte bashkuar një koalicioni të gjerë së bashku me LDK-në dhe AKR-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat