Çka u gjet pranë trupit të grabitësit në Shtime?

Aktuale

Çka u gjet pranë trupit të grabitësit në Shtime?

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 14:28
Fehmi Gashi

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur, detaje të tjera rreth ngjarjes së djeshme në Shtime ku mbeti i vrarë i dyshuari për vjedhje, Fehmi Gashi.

Forcat e rendit kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur  dhe konfiskuar: një revole e kalibrit 7.65mm, tri gëzhoja dhe një plumb i pa shkrepur, një maskë dhe dy thika.

Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit A. Ndrecaj kishin hyrë gjithsej katër persona të armatosur, të cilët kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 24 mijë frangave.

Përveç viktimës e cila ka mbetur në vend, tre persona të tjerë ende janë në arrati. 

Pronari i shtëpisë dhe i vëllai i tij, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha policia në raportin 24 orësh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat