Hoxhaj: Me një qeveri të vogël si PDK për avancim më të shpejtë në BE

Aktuale

Hoxhaj: Me një qeveri të vogël si PDK për avancim më të shpejtë në BE

Nga: M.H Më: 8 gusht 2019 Në ora: 16:18
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar që Kosova ka nevojë për një avancim më të shpejtë dhe se këtë mund ta arritë me një parti si PDK- ja.  Hoxhaj, ceki që nuk nevojitet një qeveri e madhe por një qeveri e vogël mirëpo efikase.

Postimi i plotë 
Në fazën që po hymë, Kosova ka nevojë për avancim të shpejtë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, por para kësaj, i duhen institucione efikase e kredibile që do të kenë prioritet jetën e përditshme të qytetarëve. PDK si parti e qendrës së djathtë nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase. Kjo mund të arrihet me grupimin e ministrive sipas profilit, por sidomos sipas prioritetit të vendit. Kështu që plani i PDK-së për një qeveri të vogël në legjislaturën e ardhshme është që të miratohet Ligji për Qeverinë dhe kështu ta zvogëlojë në mënyrë drastike numrin e ministrive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat