Mustafa: Pala serbe fajtore për pritjet e gjata në Merdare

Aktuale

Mustafa: Pala serbe fajtore për pritjet e gjata në Merdare

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 17:15
Mustafa: Pala serbe fajtore për pritjet e gjata në Merdare

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka akuzuar palën serbe për kolonat dhe vonesat me orë të tëra në vendkalimin kufitar në Merdare.

Ai gjatë vizitës së sotme në këtë pikë të kalimit kufitar, tha se kolonat e krijuara me këtë rast vijnë si rezultat i palës serbe, e cila nuk respekton marrëveshjet e Brukselit.

“Ndërsa pala kosovare po punon me kapacitete të shtuara, për një veturë pritja në pikë kontrollin e Kosovës zgjat 3-5 minuta. Gjithashtu pala serbe ende nuk është transferuar në objektin e ri të Pikës së Përbashkët Kufitare në Merdare që është ndërtuar nga UNOPS-i”, tha Mustafa.

Ai u bëri apel bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera të kalimit kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe potencoi se Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, janë të mobilizuara në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë dhe vendet tjera.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite, ministri Mustafa u njoh për së afërmi me sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë dhe zyrtarët e doganës në këtë pikë kalimi kufitar, në kohën kur ka shtim të fluksit të udhëtarëve gjatë sezonit veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat