Salihu: Si PSD, do t’i marrim nga 7 deri në 9% në zgjedhjet e parakohshme

Aktuale

Salihu: Si PSD, do t’i marrim nga 7 deri në 9% në zgjedhjet e parakohshme

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:23
Salih Salihu

Dorëheqja e ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit, ka shtyrë vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë, edhe partitë politike kanë filluar t’i bëjnë kalkulimet e para për koalicionet parazgjedhore.

Për të biseduar për këtë, i ftuar ne Frontal ishte deputeti nga radhët e PSD-së, Salih Salihu dhe Bekim Kabashi nga portali Reporteri.net

Salih Salihu nga radhët e PSD-së, ka thënë se partia e tij çdoherë ka pasur në fokus qytetarin.

“Gjithmonë kemi qene konstrukti. E kemi ne fokus qytetarin, dhe jo vetën tonë. Kur e ke qëllimin e mirë, do të kesh patjetër edhe fat.”

Tutje, Salihu ka thënë se qytetarët tani frikësohen që të votojnë ashtu si duan në sondazhe, dhe se është i bindur që partia e tij do ta kalojë pragun.

“Sondazhet nuk janë matës real. Ndryshe vjen puna tek kutia e votimit. Sipas sondazheve ne do t’i marrim 5 për qind. Por besoj që me ndikimin e fushatës, do t’i marrim 7 deri në 9%. Jam tepër optimist që do të kalojmë shumë mirë në këto zgjedhje. Kemi kuadër të mirë brenda partisë.”

Kurse Bekim Kabashi nga portali Reporteri, thotë se kjo parti nuk ka pasur mjaftueshëm kohë të përgatitet për zgjedhje. Ndërsa, për qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë, Kabashi tha se nuk do të mbahet mend për të mirë, po as për të keq.

“Janë një parti që i ka mungu skenës politike në Kosovë, por janë të pafatë që nuk kanë pasur fat të qeverisin. Në Prishtinë, kryetari Shpend Ahmeti nga ky subjekt politik, nuk ia kemi pa hairin, po as sherrin. Nuk ka ndryshim në Prishtinë, përveç hapësirave për këmbësor me kunjat e famshëm”, deklaroi Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat