Krasniqi: NISMA dëshiron ta ndryshojë politikën në Kosovë

Aktuale

Krasniqi: NISMA dëshiron ta ndryshojë politikën në Kosovë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:46
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se subjekti politik që ai përfaqëson dëshiron ta ndryshojë politikën në Kosovë.

Krasniqi me këtë rast ka theksuar se duhet të vendoset një standard i mendimit dhe i veprimit në vendin tonë.

“Ne të Nismës duam ta ndryshojmë politikën, ta vendosim një standard demokratik të mendimit e të veprimit, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët, të mendojmë më seriozisht për Rininë tonë, të ardhmen e kombit.”

Ai shtoi se përballjet politike zhvillohet nëpërmjet debateve demokratike, aty ku bie në pah progami i studiuar dhe i planifikuar i NISMA-s.

“NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat