Time Kadrijaj, partive politike: Bastionet nuk ua ka lënë baba

Aktuale

Time Kadrijaj, partive politike: Bastionet nuk ua ka lënë baba

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 20:47
Time Kadrijaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar në lidhje me fuqinë e partive politike në vende të caktuara.

Deputetja ka thënë se puna e bastioneve është bërë mesele. Ajo, nëpërmjet rrjetit social Facebook, është shprehur se disa parti hidhërohen në momentin kur një parti tjetër bëhet më e fortë.

“Kjo puna e bastioneve është bërë mesele. Disa parti kujtojnë se ja u ka lanë baba këto farë bastionesh dhe idhnohen ne momentin kur një parti tjetër behet e forte në të ashtuquajturat bastionet e tyre. Po ky vend është i lire o njerëz dhe përcaktimi politik është e drejtë kushtetuese” shkroi Kadrijaj.

Madje, në shkrimin e saj, ajo thumbon dy partitë me të cilat ishin në koalicion, Nismën Socialdemokrate dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“A ka sen ma pa la lidhje se me thane dikush na u ka perzi Aleanca ne Malisheve, a ne Gjilan, a ne Drenas, thua ti që u kemi hy në tokë të babës…”, ka shkruar Kadrijaj, duke lënë të kuptohet se Malisheva konsiderohej bastion i Nismës ndërsa Drenasi i PDK’së.

Deputetja Kadrijaj së fundmi është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë, mirëpo nuk ka treguar ende se në çfarë forme e ka marrë ftesë, si e dyshuar apo si dëshmitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat