Konjufca: Shpërbërja e Kuvendit u shty sepse LDK-ja s’ka kandidat për kryeministër

Aktuale

Konjufca: Shpërbërja e Kuvendit u shty sepse LDK-ja s’ka kandidat për kryeministër

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:18
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të caktuar 22 gushtin si datë për shpërbërjen e legjislaturës aktuale.

I pyetur në emisionin “Pressing”, se pse data e shpërbërjes së Kuvendit nuk është caktuar më herët, ai është përgjigjur: “Është shtyrë për shkak që Lidhja Demokratike e Kosovës u pajtua me Partinë Demokratike të Kosovës”.

Sipas tij, LDK u pajtua me PDK’në për 22 gushtin “për shkak se LDK s’ka kandidat për kryeministër”.

Konjufca ka thënë se nëse Kuvendi do të shpërbëhej më herët, “LDK’ja do të kishte hyrë në fushatë pa kandidat. Ky është disavantazh i madh”.

Konjufca ka vlerësuar se “LDK’së po i duhet kohë”, prandaj është pajtuar që shpërndarja e Kuvendit të ndodhë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat