Largohet edhe një zyrtar nga AAK-ja

Aktuale

Largohet edhe një zyrtar nga AAK-ja

Nga: A.ZH Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:22
AAK

Edhe një ikje nga partia e Ramush Haradinajt.

I fundit i larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është anëtari i Këshillit Drejtues të AAK-së në Degën e Prishtinës Azem Metolli, përcjell Bota sot.

Metolli lajmin për largimin nga kjo parti e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se largimi i tij vjen duke u bazuar në zhvillimet e fundit politike.

Reagimi i Metollit:

I nderuar Kryetar i Deges se AAK-se ne Prishtine z. Mehmeti,

Te nderuar struktura te AAK-se,

Permes ketij njoftimi dua te beje publike largimin tim nga strukturat e AAK-se, vendim te cilen e kam marr duke u bazuar ne zhvillimet e fundit politike ne vend.

Ju falenderoj shume per bashkepunimin e deritanishem gjithe juve.

Me respekt,

Azem Metolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat