Haradinaj: AAK nuk i ka prishur marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të

Aktuale

Haradinaj: AAK nuk i ka prishur marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:32
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk qëndron që partia e tij i ka prishur raportet me SHBA-në.

Ai ka folur të enjten në RTK.

“Ideja se ne ia kemi prishë raportet me Amerikën nuk qëndron. Dhe kjo është shumë gabim. Kosova ka qenë e mbështetur për muri”, ka theksuar Haradinaj.

Ai është ndalur edhe te taksa ndaj mallrave serbe.

“Ne nuk i kemi bllokuar produktet serbe në Kosovë, ne i kemi taksuar, është dallim shumë i madh.  Qëllimi final është që të arrihet njohja e Kosovës shtet nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka bashkëpunimin më të mirë me NATO në krahasim me shtetet e tjera të rajonit.

Sipas tij, Qeveria e kaluar ofroi rezultate të prekshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat