Deputeti i vetëm i AKR-së: Do ta kalojmë pa problem pragun zgjedhor

Aktuale

Deputeti i vetëm i AKR-së: Do ta kalojmë pa problem pragun zgjedhor

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 23:13
Islam Pacolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka thënë se partia e tij është e përgatitur për zgjedhje të reja, kurdo që ato mbahen.

Ai ka deklaruar se AKR’ja nuk do ta ketë problem kalimin e pragut zgjedhor.

Islam Pacolli ka thënë për “Epoka e re” se ende nuk është vendosur nëse AKR’ja do të garojë e vetme, apo në koalicione.

Ai ka theksuar se partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli nuk e injoron dhe nuk ka vije të kuqe për asnjë parti. Megjithatë, sipas Islam Pacollit, AKR’ja në këto zgjedhje do të duhej të garonte e vetme.i ka thënë se AKR ka bërë punë të ndershme, duke shprehur optizmizëm se populli do ta vlerësojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat