Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Aktuale

Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 07:13
FSK

Sot mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata 1/2019.

Aktiviteti do të zhvillohet në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë me fillim prej orës 10:00.

Në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj pritet të marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe gjeneralë, oficerë, mysafirë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat