Hoti: Nuk do të ketë qeveri teknike, LDK ka qenë shumë e qartë, sa më parë zgjedhje

Aktuale

Hoti: Nuk do të ketë qeveri teknike, LDK ka qenë shumë e qartë, sa më parë zgjedhje

Nga: V.R Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:15
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vendi do të shkoj në zgjedhje dhe se një qeveri teknike nuk do të ketë.

“Nuk ka asnjë mundësi për qeveri teknike. Legjitimiteti për të qeverisur nuk sigurohet me qeveri teknike, por përmes zgjedhjeve të lira. LDK-ja e ka bërë të qartë këtë që në fillim”, tha ai.

Më tej, Hoti, theksoi se të gjitha partitë politike janë shprehur në favor të zgjedhjeve të lira dhe kundër një qeverie teknike.

Madje, sipas Hotit, Kuvendi i Kosovës është dashur të shpërbëhej që prej kohës e jo në datë 22 gusht, për shkak të mungesës së legjitimitetit.

“Kuvendi i Kosovës është dashur të shpërndahet në shtator 2018 kur e ka humbur legjitimitetin koalicioni PAN për të qeverisur me vendin. Nga ajo kohë e deri më tani, Kosova është qeverisur në mënyrë jo demokratike, pa shumicë parlamentare legjitime”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat