Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

Aktuale

Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në kilometrin e parë të magjistrales Prishtinë – Podujevë, konkretisht afër xhamisë së vjetër.

Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara, shihen se ka qenë të përfshirë dy vetura me targa të huaja.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident përveç dëmeve të mëdha materiale, ka edhe persona të lënduar.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 89 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 2 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat