Haradinaj: Krenar që sot iu bashkua brezi i parë i rekrutëve ushtrisë sonë

Aktuale

Haradinaj: Krenar që sot iu bashkua brezi i parë i rekrutëve ushtrisë sonë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka deklaruar se transformimi i FSK-së ushtri po merr krah.

Haradinaj ka uruar certifikimin e 336 rekrutëve të rinj në FSK, duke thënë se ndjehet krenar që sot iu bashkua brezi i parë i rekrutëve ushtrisë së Kosovës.

“Transforfimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës po merr krah. Krenar që sot rreshtit të saj iu bashkua brezi i parë i rekrutëve të ushtrisë sonë. Urime Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot në kazermën ‘Adem Jashari’ është mbajtur ceremonia e certifikimit të 336 kadetëve të rinj, të cilët u bënë pjesë e FSK-së.

Kjo është gjenerata e parë që i bashkohet FSK-së me mandatin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat