Vetëvendosje ia shuan shpresat PSD-së për koalicion

Aktuale

Vetëvendosje ia shuan shpresat PSD-së për koalicion

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 15:38
PSD

Dy javë më parë, nga Partia Socialdemokrate ishin shprehur të hapur për koalicone parazgjedhore.

“Ne jemi organizuar. Strukturat, organet, të gjithë jemi duke u përgatitur për zgjedhje. Pra jemi gati për zgjedhje. Jemi të hapur të takohemi dhe të dakordohemi me partitë e tjera për bashkëpunime apo koalicione eventuale”, kishte thënë zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi.

Kuçi kishte thënë se PSD është e hapur edhe ndaj Vetëvendosjes, dhe se vija të kuqe kanë vetëm ndaj PDK-së.

Ballkani.info ka kontaktuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se VV-ja është e hapur për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe se as nuk e kanë diskutuar një koalicion me PSD-në.

“Së pari nuk është që kemi diskutuar ndonjëherë për një koalicion me ata që kanë ikur nga Lëvizja Vetëvendosje. Kemi thënë tash në vazhdimësi që ne jemi të hapur për të pasur një koalicon me LDK-në. Ne besojmë se që opozita e deritanishme do të duhej të ishte në qeverisjen e ardhshme, pra këtu jemi më shumë të përqendruar, dhe jo te ndonjë subjekt tjetër. Ju e dini që ky subjekt politik (PSD) ka pasë një rol destruktiv gjatë këtij mandati, pra ka qenë patericë e koaliconit PAN. Prandaj qëndrimet tona apo interesimi jonë është që të kemi një koalicon me LDK-në, padyshim jo me çdo kusht, por më tepër është që kemi diskutuar për këtë koalcion”, tha Haxhiu.

Ajo tutje tha se LDK-ja duhet të zgjedh me cilin pol do të shkojë në koalicion, me VV-në apo PDK-në.

“Në skenën politike janë dy pole, LDK-ja duhet të vendosë a do të shkojë në koalicon me PDK-në, që e ka kapur shtetin dhe që është thellësisht e korruptuar apo me Vetëvendosjen që e don ndryshimin dhe demokracinë në Republikën e Kosovës”, tha deputetja e VV-së.

Ndërsa sa i përket deklartës së deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendit, i cili tha se “VV-ja ka qëndrime socialiste, komuniste, të cilat nuk janë të akceptueshme nga bota perëndimore”, Haxhiu tha se nuk do të lëshohem në një nivel të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat