Tha se ëndërron Kosovën pa korrupsion, Kadri Veselit i vjen një reagim i ashpër

Aktuale

Tha se ëndërron Kosovën pa korrupsion, Kadri Veselit i vjen një reagim i ashpër

Nga: A.ZH Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:27
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, sot ka deklaruar se ëndërron që ta bëjë Kosovën një vend pa korrupsion dhe nepotizëm.

Atij për këtë deklaratë, i ka reaguar ish-kandidati për kryetar të Drenasit Xhavit Drenori.

Drenori ka thënë se ëndrra e tij është të përballë me drejtësinë njerëzit si Veseli, që sipas tij, mbollën krimin dhe nepotizmin, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se është duke punuar shumë, që të realizojë këtë ëndërr të tij.

Postimi i Drenorit:

Ndërsa ëndrra ime është t'i përballi me drejtësinë njerëzit si ti që i mbollën dhe po i ujisin korrupsionin dhe nepotizmin.

Sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë Kosovën vend pa korrupsion dhe nepotizëm.

Ëndrra ime është plan, e planin po punoj fort për me realizu.

#PRONTOmafia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat