Hoti: Seanca e datës 22 gushtit do të jetë seanca e fundit e kësaj legjislature

Aktuale

Hoti: Seanca e datës 22 gushtit do të jetë seanca e fundit e kësaj legjislature

Nga: M.H Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:29
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar nënshkrimet për seancën e shpërbërjes së Kuvendit.

Këtë njoftim e bëri përmes një shkrimi në Facebook, duke treguar që seanca e 22 gushtit do jetë seanca e fundit e kësaj legjislature dhe se duhet sa më shpejt të caktohen zgjedhjet e reja:

Postimi i plotë

Sipas dakordimit te arritur ne mbledhjen e fundit te Kryesise se Kuvendit, dje kemi dorezuar nenshkrimet e 25 deputeteve te Grupit Parlamentar te LDK-se. Seanca e dates 22 gusht 2019 do te jete seanca e fundit e kesaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet te caktohen sa me pare qe eshte e mundshme, brenda afatit kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat