“A ia kam vjedh kujt nanën a babën”, Ma hangsh!”, “Uh, robtë t’i ..”, Liri Loshi komenton sharjet e Haradinajt e Veselit

Aktuale

“A ia kam vjedh kujt nanën a babën”, Ma hangsh!”, “Uh, robtë t’i ..”, Liri Loshi komenton sharjet e Haradinajt e Veselit

Nga: V.R Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:04
Ramush Haradinaj Kadri Veseli

Publicisti dhe ish mjeku i UÇK-së Liri Loshi, me anë të një statusi në profilin e tij në facebook, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, të bërë në korrik të vitit 2018 si dhe sharjet e kreut të PDK-së dhe Kuvendit Kadri Veseli.

Sipas tij, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli më shkarjet dhe sharjet e tyre në publik kanë dëshmuar se emocionalsiht nuk janë njerëz stabil.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj: “A ia kam vjedh kujt nanën a babën”!? Konteksti nuk është të baba, por të nana! Kjo i bie se ai që guxon me m’quajt hajn, unë flej me nanën e tij! Dhe kur nuk i del nana, vazhdon seksin me babën!” Një kësi sharje perverse ai do ta këtë mësuar si fëmijë rrugëve të Gllogjanit! Mirë, sharja jo doemos shpreh atë që njeriu e mendon, apo dëshiron ta bëjë! Nuk është pra fjala që as ky i gjori dëshiron të bëjë seks me baba e me nana. Më tepër është një automatizëm për t’i qetësuar nervat e veta dhe për t’i krijuar vetes komoditet të veprimeve devijante duke kërcënuar ata që kanë kurajo ta kundërshtojnë. Pra bën çfarë të duash dhe tjetri të mos guxojë të ngre zërin fare, siç po e ngre unë tash, për shembull. Por, një sistem i tillë vlerash nuk i kapërcen kornizat e njeriut primitiv.

Kadri Veseli: “Ma hangsh!”

Kadri Veseli, prapë: “Uh, robtë t’i ......!

Sharjet e tilla përverse, ai do t’i këtë mësuar rrugëve të Mitrovicës.

Të gjithë i kemi mësuar, por të gjithë ne nuk i përdorim, sepse i kemi nën kontroll emocionet, mendimet dhe fjalët tona. Nuk është lehtë për ne, por e kemi për detyrë të deshmojmë se jemi njerëz normalë, se nuk jemi qenie primitive. E kuptoni pra, se nuk është krejt lehtë me ndal veten, por ne e bëjmë këtë edhe kur dikush na prek dellin me sjellje neveritëse për të dëshmuar se funksionojmë si njerëz normalë. Ne e kontrollojmë veten para familjeve tona, sepse e kemi për detyrë që fëmijëve tanë t’u japim modelin e njeriut normal. Nuk është fjala pra për njeriun përfekt, por vetëm për njeriun normal. Për ta dhënë modelin e njeriut përfekt është edhe më vështirë. Kur arrijmë ta japim këtë para familjes, lirisht mund të marrim guximin ta prezantojmë veten edhe në publik.

Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli më shkarjet dhe sharjet e tyre në publik kanë deshmuar se emocionalsiht nuk janë njerëz stabilë. A mund ta paramendoni që ju të shkoni për vizitë të mjeku dhe ai t’ju shajë me nanë e me babë?! Apo këtë ta bëjë mësuesi në klasë, gjykatësi në sallë gjyqi, polici në rrugë!?... Nuk mund ta paramendoni? E si e paramendoni që këtë ta bëjë një kryeministër, apo një kryetar kuvendi? Dhe, megjithëkëtë, që të dytë, pa kurrëfarë turpi, përsëri kërkojnë votën tuaj për kryeministër! Ata mendojnë se ju nuk dini t’i çmoni vlerat elementare njerëzore! Ata mendojnë se ju jeni idiotë! Njëmend, ju nuk dini t’i çmoni vlerat elementare?! Njëmend, ju jeni idiotë?! Nëse ju nuk shani si ata në publik, ju garantoj se e keni kaluar testin për të mos qenë idiotë! Tash duhet ta plotësoni edhe një test: të mos iu jepni votën të tillëve, atyre që ua fyejnë inteligjencën aq rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat