Detaje që si keni ditë për PDK-në, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, mësoni për çka bëhet fjalë!

Aktuale

Detaje që si keni ditë për PDK-në, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, mësoni për çka bëhet fjalë!

Nga: N.Sh Më: 9 gusht 2019 Në ora: 18:22
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës, sipas profesor dr. Binak Maxharraj është me dy liderë.

Sipas tij, kjo parti ka dy liderë, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, që punon pas shpine me partinë.

“Diçka nuk shkon me PDK më dy liderë, cilin ta dëgjoi më shumë e cilin më pak,ose cilën pykë ta rrahë me shumë e cilën jo”, shkruan Maxharraj në Facebook.

Profesori më poshtë në shkrimin e tij tregon detaje të reja për Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

PDK PARTIA MË DY LIDËR?

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së sa e ka si refren se sa herë e qelë gojën thotë se PDK-ja”si partia ma e madhe”në vend.

A është kjo arsyeja qe PDK-ja i ka dy lider Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin i cili me partinë punon pas shpine. Por, se është kështu kjo parti po ka probleme midis këtyre të dyve.

Faktet tregojnë së në këtë parti njeri i mshanë thumbit e tjetri potkonit në këmbët e të njëjtin kalë.

Diçka nuk shkon me PDK më dy liderë, cilin ta dëgjoi më shumë e cilin më pak,ose cilën pykë ta rrahë me shumë e cilën jo.

Këta dy lider të të njëjtës parti kanë qëndrime te ndryshme për ndërtimin dhe kauzën e shtetit. Këtu po i sjelli vetëm dy fakte nga ato shumë që janë:

1. Hashim Thaçi, jo për interesat e shtetit, sepse këtij nuk i intereson shteti, po pengon më tërë fuqinë e tij qe shtetin të mos e qojë në zgjedhje të parakohshme, anipse janë plotësuar të gjitha kushtet që shkohet ne zgjedhje. Bile me paturpësinë e tij i kërkon Kryeparlamentarit qe ta gjejë një Kryeministër fiktiv për një Qeveri teknike. Ishte i rrepët Kadri Veseli kur i tha se nuk japim më Kryeministër më qira dhe se Kuvendi do te shpërndahet me 22 gusht të këtij viti, nëse kjo nuk është një lojë apo floskulë e këtyre dyve. Mbetet të shihet.

Qudia më e madhe vjen nga PDK, e cila nuk deklarohet se a duhet shteti te shkojë në zgjedhje, anipse intimisht mendon jo, sepse e pretë katastrofa në zgjedhje. Heshtë tutët silit te ia mbanë krahun,dhe

2. Kadri Veseli tha sot ne përurimin e rekrutëve te ri së: ”Integriteti territorial dhe kufijtë e Kosovës janë të shenjta,të paprekshme, sot dhe përgjithmonë”.

Kurse nga ana tjetër po këtë shtet Hashim Thaçi me te gjitha forcat mundohet ta bëjë rrushfajë, delë haptas kundër integritetit territorial të Kosovës. I futur thellë në agjenturat e ndryshme mafioze ruso-serbe dhe sorosiane fletë haptas kudo që shkon nga këtu,Evropë e deri ne Amerikë për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e territoreve.

Këto dy Qëndrime të ndryshme, jetike për ekzistencën dhe sovranitetin tonë siç po dukët nuk po i bëjnë përshtypje PDK, ka mbetë e hutuar se cilin lider te saj ta përkrah, atë qe i mbron kufijtë e shtetit apo atë qe donë të shkatërroj këtë shtete

Është e udhës qe PDK te del më qëndrimin e qartë se a e përkrahë cenimin territorial te shtetit apo jo. Ky mos deklarim i PDK po krijon huti dhe mjegulli në opinion lidhur më këtë çështje kurciale për shtetin.

Në këtë rast heshtja e PDK nuk është ar, as argjend, por është mjerim dhe turpi në te cilën kë rënë kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat