Zogiani: PDK do të qeverisë në prapaskenë

Aktuale

Zogiani: PDK do të qeverisë në prapaskenë

Nga: M.H Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:41
Avni Zogiani

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po mundohet të sajoj një qeveri pa zgjedhje.

Tutje, Zogiani, thekson që vetëm në nivel ministrishe mund të mos këtë përfaqësues të PDK, por kjo parti do të kontrollojë tërë sistemin, si dhe pushtetin parlamentar, kështu, korrupsioni e krimi do te rriten me shume, sepse PDK do të qeverisë në prapaskenë:

Postimi i plotë

Perpjekja per ta sajuar nje qeveri pa zgjedhje, eshte moter me perpjekjen per ndarjen e Kosoves me Hashim Thaçin...
Nje skenar qe po flitet eshte mundesia e ndryshimit te koalicionit qeverises, ashtu qe PDK te jete pjese e pushtetit, por pa ministra...
Pra, vetem ne nivel ministrishe mund te mos kete perfaqesues te PDK, por kjo parti do te kontrolloje tere sistemin, si dhe pushtetin parlamentar.
Keshtu, korrupsioni e krimi do te rriten me shume, sepse PDK do te qeverise ne prapaskene, gje qe i heq pergjegjesine formale, por vetem sa i shton fuqine reale per shkak te varesise se qeverise nga votat e saj.
Kjo do te ishte nje çmenduri politike, sepse do te nenkuptonte konfirmimin e kapjes se shtetit, por tashti me nje zhberje edhe te rezistences ndaj kapjes se shtetit. Ne nje te ardhme te afert kjo sigurisht do ta çonte Kosoven drejt ndarjes territoriale dhe percopezimit te hapesirave ligjore, duke sjellur edhe autonomi per serbet. Kjo mund te ndodhe per shkak se kushti i themelimit te nje qeverie te tille eshte pranimi i "kompromiseve te dhimbshme" te Hashim Thaçit.
Ne nje periudhe me te gjate kjo do ta mbyllte perfundimisht politiken ne doren e krimit, kurse Kosoven ne varesi afatgjate nga Serbia. 
Te gjitha keto mund te mos jene opcione reale, por indikacionet jane se po kerkohet shmangje e zgjedhjeve, dhe po ndodhi kjo, vetem sa konfirmohet se nje skenar i tille mund te realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat