Kosnett dhe O’Connell reagojnë ashpër se pse Naser Shala është në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Aktuale

Kosnett dhe O’Connell reagojnë ashpër se pse Naser Shala është në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:48
Ilustrim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruair O’Conell kanë reaguar për faktin se sekretari ekzekutiv i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Naser Shala, ende mbetet në këtë pozitë.

Kosnett, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se qëndrimi i Shalës në detyrë krijon mosbesim tek qytetarët për zgjedhje dhe punësim të bazuar në merita.

Kosnett gjithashtu shtoi se drejtimi i duhur për të gjithë është dorëheqja.

“Kreu i pakualifikuar i KPCVA Naser Shala mbetet në detyrë, duke minuar besimin e qytetarëve për zgjedhjen e bazuar në merita. Drejtimi i nderuar për të gjithë emëruesit e pakualifikuar është dorëheqja. Është koha që partitë të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe kronizmit”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

E reagimit të Kosnett i është bashkuar dhe O’Connell.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se Shala nuk e ka kualifikimin e duhur dhe nuk duhej të ishte emëruar fare në krye të kësaj agjencie.

“Jam plotësisht dakord. Ai është i pakualifikuar, i paaftë dhe nuk duhej të ishte emëruar kurrë. Qeveria Britanike ndihmoi në procesin që tregoi se ka pasur kandidat të kualifikuar, por shumica e deputetëve në Kuvend, nga shumë parti, preferuan nepotizmin dhe favorizimet e ndërsjella në shërbimin publik të kualifikuar dhe të pavarur. Një fyerje për taksapaguesit britanikë: kjo është arsyeja pse unë dhashë 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat