Prokuroria: Hajni u vra me thikë nga vëllezërit Nrecaj

Aktuale

Prokuroria: Hajni u vra me thikë nga vëllezërit Nrecaj

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 20:38
Shtime

Policia është në kërkim të personave të tjerë që ishin bashkë me grabitësin kur kryen vjedhjen në Godanc të Shtimes

Dyert e Gjykatës Themelore te Ferizajt u bllokuan nga banorët e Shtimes.

Ata përmes kësaj proteste paqësore, po kërkojnë lirimin e dy vëllezërve Nrecaj që u ndaluan, pasi dyshohet se goditen për vdekjen hajn, Fehmi Gashi, që e kapën duke vjedhur.

Që nga dita kur ndodhi ngjarja në Godanc, policia është në kërkim të personave tjerë që ishin bashkë me të ndjerin.

Vdekja e grabitësit Fehmi Gashi, erdhi nga goditjet me thikë që mori nga vëllezërit Nrecaj.

Këtë e ka konfirmuar për T7, kryeprokurori Shukri Jashari.

T7 ka tentuar të marrë informacione më të hollësishme, nga drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, mirëpo ai nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkohë në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt të cilin ka siguruar T7, thuhet se paraburgimi për të dyshuarin N.Nrecaj, u caktua konform dispozitave të nenin 187, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje, neni 17, në bashkëkryerje, lidhur me nenin 31 të KRPK’së.

Aty gjithashtu shkruan se refuzohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Avni Nrecaj.

I njëjti mbetet në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, avokati i Nuhi Ndrecaj, Abdurrahim Islami, tha se ka bërë gati ankesën për klientin e tij.

Nga Policia e Ferizajt, kanë thënë se janë duke vazhduar kërkimet për tre grabitësit e tjerë të arratisur. Siç thonë ata kërkime po bëhen në rajone të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat