Loshi: Gabim ai që e vrau hajnin në Shtime

Aktuale

Loshi: Gabim ai që e vrau hajnin në Shtime

Nga: M.H Më: 9 gusht 2019 Në ora: 20:55
Liri Loshi

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka shkruar për rastin e vrasjes se hajnit në Shtime, Loshi, ka arsyetuar aktin e hajnit duke e kritikuar vrasjen e tij. Sipas Loshit, hajnia mund të vie nga shumë arsyje ku përmend tri nga to, duke shprehur që njejt do të vepronte edhe ai nëse do të vuante nga uria do të vidhte edhe ai:

Postimi i plotë:

A ma shumë ju kushton një plaçkë e zakonshme në shtëpinë tuaj nga një hajn ordiner, apo vjedhja e përditshme e pasurisë kolektive dhe vjedhja e ardhmërisë suaj nga hajnat e specializuar që minimumin e presë se tyre e kanë një milion euro? Pse ndaj hajnave të vegjel tregoheni aq të pamëshirëshëm sa doni t’ua merrni edhe jetën, kurse ndaj hajnave të mëdhënj jeni aq tolerantë, sa ua jepni edhe votën me ju vjedh?! A e kuptoni se sikur të kishte më pak hajna nëpër kuvende komunale dhe ministri, do të kishte më shumë para për publikun, më shumë vende pune, më shumë biznese private, më shumë përspektivë për rini e shumë më pak hajni në shtëpitë tuaja?...

Por, o njerëz hiçuni nga ideja se hanjin që e zë në shtëpi duhet ta vrasësh! Më kanë vjedhur në Kosovë dhe më kanë vjedhur njësoj edhe në Kanada dhe kurrë nuk më ka shkuar mendja së duhet ta lendoj hajnin. Hajnia nuk luftohet me pushkë e me thika. Ai që sot është hajn ordiner, sa ka munësi të bëhet hajn i specializuar në të ardhmen, aq ka mundësi që të ndërrojë kursin e vet jetësor dhe të bëhet i dobishëm për shoqërinë. Njeriu mund të vjedh edhe për shkak të vuajtjes nga kleptomania. Kjo është një sëmundje psiqike, njëfarë kompulsioni, shtytje e brendshme. Në vend se të vritet, ai duhet ndihmuar të sherohet. Edhe hajni që vjedh nga varfëria, duhet ndihmuar ta kalojë gjendjen e varfërisë. Nuk ka pasuri me të cilën blehet jeta e njeriut, apo që kthen shpirtin e njeriut të vdekur.

Imagjinoni veten në një situatë krize materiale, kur në mungesē të ushqimit dhe të punës për ta krijuar pasurinë elementare për jetë, çfarë do të bënit. Secili nga ne do t’i kishte tri zgjedhje: e para: dora e lypësit, e dyta vjedhja dhe e treta vdekja. Aplikimi i dy të parave është plotësisht i arsyeshëm që të mos ndodh e treta. Për të mos vdekur nga uria do të vidhja edhe unë, do të vidhte Muhamedi e do të vidhte Jezu Krishti. Ju kuptoj se plaçkitjet e armatosura janë situata të rënda dhe ju vënë në siklet të madh, por duhet ta kuptoni se hajni nuk ua ka shkelur nderin as dinjitetin nëse ua ka thyer shtëpinë. Nuk do ta ndjekja një hajn pas për ta vrarë edhe sikur të ma kish vjedhur krejt pasurinë. Do ta konfrontoja me tërë forcën time dhe mjetet në dispozicion nëse ma rrezikon jetën mua apo familjes sime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat