Shala: Nisma mund të pësojë fiasko nëse bën koalicion me këtë parti

Aktuale

Shala: Nisma mund të pësojë fiasko nëse bën koalicion me këtë parti

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:45
Haxhi Shala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka vlerësuar se partia e tij nuk duhet të hyjë në një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës apo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se partia që udhëhiqet nga Fatmir Limaj nuk duhet të bashkojë forcat “as me LDK’në, as me Vetëvendosjen, as me Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Me LDK’në asgjë nuk na lidh”, është shprehur ai. “Nuk i konvenon Nismës një koalicion me LDK’në”, ka deklaruar Shala.

Madje, ai ka paralajmëruar se Nisma “mund të pësojë fiasko nëse bën koalicion me LDK’në”.

Shala po ashtu ka thënë se subjekti politik që ai përfaqëson ka dallime të mëdha me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me Partinë Socialdemokrate. “Jemi shumë larg”, ka theksuar ai.

Shala ka vlerësuar se partia e tij duhet të hyjë e vetme në zgjedhje, teksa ka lënë hapur mundësinë e bashkëpunimit me parti tjera pas zgjedhjeve.

“Mirë është të shkojmë në zgjedhje të vetëm. Le të kryhen zgjedhjet, të shikohet fuqia e secilit subjekt… e pas zgjedhjeve s’kemi vija të kuqe”, është shprehur Shala.

“Në qeveri do të futeshim me ato parti që respektojnë pikat tona programore”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat