Nënkryetari i VV-së: Me LDK-në do i fitonim zgjedhjet

Aktuale

Nënkryetari i VV-së: Me LDK-në do i fitonim zgjedhjet

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:53
Lëvizja Vetëvendosje

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se ka disponim në këtë parti që të lidhin një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai në KTV ka thënë se nuk është pikë ndarëse ndërmjet partive, pozita e kryeministrit.

Bislimi është shprehur i sigurt se nëse arrijnë koalicion parazgjedhor me LDK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet.

“Një koalicion parazgjedhor mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është koalicion që do të mund të ndikonte në rritjen e pjesëmarrësve në zgjedhje. Në rast të koalicionit, sigurt fitojmë”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, asnjë skenar i mundshëm nuk e nxjerr keq Vetëvendosjen dhe kjo po bën që Thaçi e Veseli po mundohen të shtynë datën e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat