IKD shpalos raportin për mbylljen e seancave gjyqësore për publikun

Aktuale

IKD shpalos raportin për mbylljen e seancave gjyqësore për publikun

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 07:27
Ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Mbyllja e kundërligjshme dhe arbitrare e seancave gjyqësore për publikun në çështjet penale: Analizë e legjislacionit dhe praktikës së GjEDNj rreth natyrës publike të seancave gjyqësore dhe praktikës së mbrapshtë të krijuar nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë”.

IKD gjatë procesit të monitorimit sistematik të seancave gjyqësore në fushën penale, thotë se ka evidentuar raste të mbylljes së kundërligjshme dhe arbitrare të seancave të caktuara gjyqësore, informimi për të cilat është i rëndësishëm për publikun, mediat dhe shoqërinë civile.

“Raporti shpalos praktikat e kundërligjshme të mbylljes së seancave gjyqësore në fushën penale nga gjykatësit, me qëllim që ato të shërbejnë si praktika të këqija që të ngritet vetëdija në sistemin gjyqësor për të qenë transparent në përputhje me obligimet kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftim.

Në konferencë do të paraqiten hulumtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi Betim Musliu, Justina Frrokaj dhe Gëzim Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat