Shtyhet ardhja e Boltonit në Kosovë, ai është përkrahës i prekjes së kufijve - Bota Sot
Shtyhet ardhja e Boltonit në Kosovë, ai është përkrahës i prekjes së kufijve

Aktuale

Shtyhet ardhja e Boltonit në Kosovë, ai është përkrahës i prekjes së kufijve

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 07:51
Donald Trump dhe John Bolton

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton ka shtyrë një vizitë në Beograd dhe Prishtinë.

Sipas burimeve jo zyrtare të ‘Zërit të Amerikës’, Bolton ka shtyrë vizitën për shkak sepse Kosova nuk ka qeveri.

Por besohet se Bolton nuk ka hequr dorë nga vizita në Ballkan.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kishte thënë gjatë ditës së djeshme se Bolton nuk do ta vizitoj Serbinë pasi nuk ka me kë të bisedoj në Kosovë.

Sipas raportimeve, besohet se Bolton kishte në plan ta vizitonte Beogradin dhe Prishtinën deri në fund të gushtit ose fillim të shtatorit.

Me anë të këtyre vizitave ShBA do të shkonte ne ofanzivë të plotë për të zgjidhur problemin mes dy shteteve.

Bolton së fundmi u takua me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Uashington, ku temë diskutimi ishte dialogu me Kosovën.

Këshilltari i Trumpit, në gusht të vitit 2018, kishte zgjedhur kryeqytetin ukrainas për të tregua qëndrimin e SHBA’së se nuk kundërshtojnë korrigjimin e kufijve nëse palët pajtohen.

“Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territorial”, kishte thënë Bollton.

Shefi i Stafit të Presidentit Thaçi, Bekim Çollaku kishte thënë se qëndrimi i John Bolton se nuk kundërshtojnë korrigjimin e kufijve është në përputhje me qëndrimet e Shefit të Shtetit kosovar. Ai kishte thënë se qëndrimi i njëjtë i Boltonit dhe Thaçit nuk është rastësi. Ka thënë se sa herë kosovarët kanë pasur qëndrim të njëjtë me amerikanët kanë dalë fitues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...