Jakup Krasniqi: Fajtorin për taksën kërkojeni në Beograd

Aktuale

Jakup Krasniqi: Fajtorin për taksën kërkojeni në Beograd

Nga: H.O. Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:17
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi në një postim të tij në Facebook shkruan se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj bizneseve serbe, por kundër politikës armiqësore serbe.

Andaj sipas tij, ankesat duhet të drejtohen ndaj qeveritarëve serbë të Beogradit.

Postimi i plotë:

FAJTORIN PER TAKSEN KERKONI NE BEOGRAD

Ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe. Madje qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit. Ata janë përgjegjësit kryesor të të gjitha raporteve serbe e shqiptare. Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat