Thaçi: Abejën gjithmonë do ta kujtojmë me respekt

Aktuale

Thaçi: Abejën gjithmonë do ta kujtojmë me respekt

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:11
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar të rënët e betejës së Junikut para 21-vitesh.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në Facebook, tha se dëshmorët gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt.

“Para 21 viteve ranë heroikisht në betejën e Junikut dy luftëtarë të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Berisha dhe Bedri Shala. Gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt”, shkroi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat