Çeku: Bota e di se kombi ynë do të integrohet në hapësirën e tij etnike

Aktuale

Çeku: Bota e di se kombi ynë do të integrohet në hapësirën e tij etnike

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 12:06
Ethem Çeku

Dekani i Fakultetit të Edukimit të Kosovës dhe ish-ministër në disa qeveri të pasluftës në Kosovë, historiani Ethem Çeku ka deklaruar se është normale që kombi ynë të integrohet në hapësirën e tij etnike dhe se bota e di këtë realitet si normal.

Sipas Çekut veç në Serbi mendohet se gjërat në Ballkan duhet të pastrohen me luftë.

Këto deklarata dhe komente Çeku e bëri sot në “Radio 1”.

“Unë i takoj një gjenerate që janë edukuar në idenë e krijimit të një shteti të përbashkët shqiptar, atë nuk e mohojë dhe e shoh si shumë normale. E shoh si zhvillim, sikur i të gjitha vendeve të rajonit dhe Evropës, të shteteve të mëdha, pra janë bashkuar dhe është krijuar një Gjermani unike, një Itali unike, që kanë kaluar fazat e tyre, pra bota e di se kemi plot kombe që kanë ndërtuar shtete dhe ne s’kemi nevojë tua shpjegojmë. Por ajo që unë doja të na kuptojë bota, është se ky koncept i afrimit të shqiptarëve, është në favorin e të gjithë miqve tonë, është në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Por gjithnjë ai koncepti i luftës duhet të bie dhe kombet duhet të integrohen mes vete. Kombi duhet të integrohet në hapësirën e tij etnike dhe në konceptet e Evropës moderne dhe qytetërimit evropian. Pra duhet të bie koncepti i luftës që ka qenë i ndërtuar në Ballkan. Është një konc ept aq i vrazhdë, aq i egër, aq i rëndë sa që mendohet se gjërat në Ballkan duhet të pastrohen me luftë. Fatkeqësisht ky mentalitet ende ka mbetur në Serbi, pra mentaliteti që sipas tyre lufta është i vetmi qelës për zgjidhjen e problemeve, është një koncept i vjetër i Serbisë të cilin Evropa nuk e pranon dhe që nuk duhet ti shkojë si faturë shqiptarëve. Pra e ardhmja e Brukselit është një e ardhme të cilën ne e dëshirojmë si hapësirë shqiptare mirëpo është një e ardhme me plot pikëpyetje. Pra ne së pari duhet të ecim drejt në integrimet e brendshme tonat” tha Çeku.

Më tej Çeku ka folur edhe për pritjet e tij në këto 20 vite të pasluftës. Ai ka shtuar se është i lumtur që Kosova pas 100 vjetësh nuk është më në Serbi porse dëshpërimi qëndron tek mos zhvillimi ekonomik i vendit dhe mos shfrytëzimi i resurseve të Zoti ia ka dhënë vendit tonë.

“Një realitet i ri i krijuar, një e drejtë historike. Pas 100 vjetësh Serbia më nuk është në Kosovë. Kosovës i janë kthyer pronarët. Shqiptarët pra qytetarët tonë janë pronar të Kosovës. Institucionet që janë ndërtuar pas luftës, dëshirojë të jenë disa herë më të mira. Pra mbetem i lumtur që Kosova i takon banorëve të saj. Kosova duhet të ketë progres në zhvillim ekonomik. Zoti na  ka falur resurset, kemi  pasuritë minerale, linjitin dhe minerale tjera që shumë shtete ua kanë lakmi. Pjesa e rinisë  mosha e re e cila mund të inkorporohet në sistemin e zhvillimit ekonomik. Kosova ka pozicion të jashtëzakonshëm.  Ka bregdetin 2 orë distancë, kemi hekurudhën, aeroportin modern strategjik. Pra Kosova bënë pjesë në hartën e shkëlqyer për t’u zhvilluar  ekonomikisht. Krahas këtyre, Kosova është treg i etshëm për sektorin e energjisë.”-tha Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat