Server: Daçiq krijon armiq, kjo nuk është aspak e mençur

Aktuale

Server: Daçiq krijon armiq, kjo nuk është aspak e mençur

Nga: F. B. Më: 10 gusht 2019 Në ora: 12:25
Daniel Server

Analisti amerikan Daniel Server ka deklaruar se “nuk është e mençur” deklarata e para disa ditëve e shefit të diplomacisë serbe vica Daçiq që të organizoj mbështetje për Tramp në zgjedhjet e ardhshme, transmeton “Radio Evropa e Lirë (RSE), përcjell “Bota Sot”

"Është e qartë se Daçiq mendon se ka miq në administratën aktuale dhe dëshiron që të i mbështes. Por gjithçka çka bëri ka sigurua se kushdo që bëhet president i ardhshëm i ShBA-ve nga radhët e Partisë Demokratike, Dapiqin dhe Serbinë ndoshta do i trajtoj si armiq. Pra kjo nuk është aspak e mençur ", tërhoqi vërejtjen Server.

Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit Daniel Server shtoi se " Është gabim i madh shpërfaqja e aleancave me njërin apo grupin tjetër politik amerikan, sepse përherë ekziston mundësia e ndryshimit të pushtetit ".

Sipas Server " nëse këtë e bëni, atëherë duhet të përgatiteni që të pritni konsekuenca nëse fiton pala që nuk e keni mbështet ".

Amerikanët tash do të kenë kujdes dukshëm më të madh në lidhje me ndikimin në procesin zgjedhor gjatë zgjedhjeve që vijnë thotë ai.

Ish-zyrtari i Pentagonit i ngarkuar për Ballkan Majk Karpenter ka kritikuar deklaratën e Daçiq duke konsideruar përzierje në punët e brendshme të ShBA-ve.

Daçiq këtë javë ka thënë se do të organizoj serbët që jetojnë në ShBA që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin presidentin aktual Tramp.

"Konkretisht si ministër do të organizoj dhe formalizoj mbështetjen për Tramp në zgjedhjet e ardhshme. Serbët në ShBA edhe ashtu votojnë për Tramp. Nëse këtë e bëjmë me mençuri dhe bashkojmë votat, që nuk janë pak, do të krijojmë pozicion më të mirë në administratën e re ", theksoi Daçiq duke përkujtuar se në Amerikë jetojnë mbi 650 mijë serb.

Daçia ka thënë të njëjtën gjë kanë bërë shqiptarët kur kanë bashkuar votat e diasporës së vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat