Nënkryetari i PDK-së: S’ka Qeveri pa zgjedhje të reja - Bota Sot
Nënkryetari i PDK-së: S’ka Qeveri pa zgjedhje të reja

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së: S’ka Qeveri pa zgjedhje të reja

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:57
Memli Krasniqi

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë shprehur shqetësimin e tyre se PDK-ja do të tentojë që në 12 ditët e mbetura para seancës ta bëjë pazarin e ri për zgjedhjen e një kryeministri pa shkuar fare në zgjedhje. Por në rast se ka përpjekje për t’u realizuar ky skenar, ata kanë paralajmëruar mobilizim të qytetarëve.

Pavarësisht akuzave të bëra nga LDK-ja e LVV-ja zyrtarët e PDK-së kanë thënë se asnjë qeveri që eventualisht mund të formohet pa shkuar fare në zgjedhje nuk është e pranueshme për këtë subjekt.

“Për PDK-në asnjë lloj qeverie pa e rimarrë mandatin nga qytetarët përmes zgjedhjeve të reja nuk ka qenë dhe as që mund të jetë opsion”, ka thënë për “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi.

Megjithëkëtë për dallim prej partive të tjera PDK-ja ende nuk i ka dorëzuar nënshkrimet, ndonëse zyrtarë të saj kanë thënë se nënshkrimet tashmë janë të gatshme. Dorëzimin e nënshkrimeve të deputetëve të PDK-së pritet ta bëjnë në fillim të javës së ardhshme.

“Nënshkrimet e PDK-së janë të gatshme dhe bashkë edhe me nënshkrimet e grupeve të tjera do të procedohen në fillim të javës, bashkëngjitur me mocionin për seancën e 22 gushtit”, ka shtuar Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...