Kurti publikon emrat: Këta dy politikanë po zvarritin shpërbërjen e Kuvendit

Aktuale

Kurti publikon emrat: Këta dy politikanë po zvarritin shpërbërjen e Kuvendit

Nga: A.ZH Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:02
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se seanca për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, po zvarritet.

Ai për këtë ka fajësuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Thaçi dhe Rama po mundohen t’i bindin disa nga partitë në Kosovë, për të formuar qeverinë e re pa shkuar në zgjedhje.

Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Pse po shtyhet zvarrë diçka që mund të bëhet menjëherë!

22 Gushti, për zhbërjen e Kuvendit të Kosovës - është 22 ditë vonë dhe 22 ditë vazhdim i zhvatjes, manipulimeve dhe përpjekjeve të presidentit Thaqi me kryeministrin shqiptar, Edvin Rama që t’i bindin disa nga partitë në Kosovë për të formuar qeverinë e re të Kosovës pa shkuar fare në zgjedhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat