Abazi: Erdhi koha për të çliruar Kosovën nga pengu i “Prontos” dhe Listës serbe

Aktuale

Abazi: Erdhi koha për të çliruar Kosovën nga pengu i “Prontos” dhe Listës serbe

Nga: A.ZH Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:10
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi, ka thënë se ka ardhur koha për koalicionin shtetformues dhe zhvillimor për Kosovën.

Ai teksa ka komentuar për situatën aktuale në vend, ka thënë se ka ardhur koha për të çliruar Kosovën nga pengu i “Prontos” dhe Listës serbe, përcjell Bota sot.

“Shteti, kushtetuta, heronjtë, liria, pavarësia, prona, pasuria është e qytetarëve dhe jo e quazipolitikanëve”, ka shkruar Abazi në një postim në Facebook.

Postimi i Abazit:

Me sy, zemër e mëndje të hapur

Ka ardhë koha për për unitetin e kombit për të miren, për shtetin, për të tanishmen, për të ardhmen. Perballe bashkimit, e keqja, krimi, korrupcioni... janë shume të vegjël, të bashkuar arrijme ate qe na është mohuar nga coptuesit dhe ja kemi mohuar vetes duke u kenaqur me pak dhe të ndarë.

Ka ardhë koha për ta kthyer qytetarin ne pronar të shtetit dhe për ta zhveshur politiken dhe politikanet nga privilegji. Ka ardhur koha qe të flasim me partneret nderkombetare me mburrje dhe krenari për vendin dhe jo për interesat e individit.

Shteti, kushtetuta, heronjet, liria, pavaresia, prona, pasuria eshte e qytetareve dhe jo e quazipolitikaneve.

Koha për koalicionin shtetndertues, zhvillimor, drejtesi dhe mirenjohje për mozaikun dhe llojllojshmerine e pasur qe ka vendi yne.

Ka ardhë koha me çliru prej pengut të PRONTOs dhe Lista Srpska, miqeve të PRONTOs.

Edhe Zoti ka më na dashte dhe ka me na mirekuptu kur jemi bashke dhe jemi ne anen e se drejtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat