Nga Vetëvendosje kritikojnë LDK-në: Nuk ia keni mbyllur derën përfundimisht PDK-së

Aktuale

Nga Vetëvendosje kritikojnë LDK-në: Nuk ia keni mbyllur derën përfundimisht PDK-së

Nga: A.ZH Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:21
LDK, Vetëvendosje, foto arkiv

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se këmbëngulja e LDK-së për të kandiduar vetëm, do të thotë që kjo parti nuk i aka mbyllur derën përfundimisht Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas Zaimit, vetëm VV-ja “e ndershme” mund të bëjë ndryshimin në Kosovë.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, janë shtuar zërat në media për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së, por ende nuk ka veprime konkrete.

Postimi i Zaimit në Facebook:

Këmbëngulja e LDK për të kandiduar vetëm ngjan me atë të partive te tjera qeveritare, për të kandiduar po ashtu vetëm, dhe është në fakt këmbëngulje për të mos ia mbyllur derën përfundimisht PDK-së.

Edhe një herë po dëshmohet se subjekti i vetëm i ndershëm dhe që dëshiron ta bëjë ndryshimin, është i vetmi që po e mban derën hapur për ta mundësuar atë ndryshim. Ndërsa subjektet me histori e aktualitet korrupsioni po këmbëngulin që të hyjnë në zgjedhje vetëm, pikerisht që të mos i hapet dera ndryshimit.

Por ndryshimit i ka ardhur koha, dhe do të ndodhë, deshën s’deshën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat