Profesori i njohur “godet” Lutfi Hazirin, e krahason me Ramush Haradinajn, ja çfarë i zbulon!

Aktuale

Profesori i njohur “godet” Lutfi Hazirin, e krahason me Ramush Haradinajn, ja çfarë i zbulon!

Nga: N.H Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:20
Lutfi Haziri dhe Ramush Haradinaj

Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment, lidhur me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai në këtë shkrim të gjatë, Hazirin e ka krahasuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas profesorit Maxharraj, Haziri plasi për tu bërë kryeministër, ashtu siç kishte 'plasur' dikur Haradinaj.

“Por, më i zëshëm në këtë drejtim është Lutfi Haziri i cili plasi për tu bërë Kryeministër bash si dikur Ramush Harajdinaj i cili kur u bë e bëri punën në kryeministri krejt bërllog”, shkruan mes tjerash Maxharraj.

Ja postimi i tij:

LUTA SI RAMUSHI...?!

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Zgjedhjet demokratike dhe jo demokratike përfunduan ashtu siç përfunduan në Lidhjën Demokratike të Kosoves.U zi dhe u përzi lamshi kur papritmas doli për Kryetar të kësaj partije vozhdi si sajë Isa Mustafa.Këto zgjedhje ishin të njejta despotike si ato në PDK të AAK,etj.në te cilat nuk u respektuan as kriteret minimale të demokracisë.

Tashti kur jemi në sitatën se duhet të shkohet ne zgjedhje të parakohëshme situata e partive në opozitë midis LDK dhe LVV hiç nuk është e qartë sa i perkëtë koalicionit parazgjedhor të këtyre dy partive.Kjo situatë ndoshta do te zgjhidhëj më lehtë sikur për kryetar të LDK të vinte ndokush nga gjenerata e re sepse do të vinte më lehtë deri të koalicioni parazgjedhor.

Nuk e di së a ka gjë më të rëndësishme për këto dy parti që te lidhin "besen",formojnë një koalicion parazgjedhor me qellimin madhor për ta nxjerrë PDK në opozitë.Bisaj së jo,te tjerat janë janë jo aq të rëndësishme.

Qe këto dy parti janë lidhë rreth nyjes së Gordit është pozita e Kryeministrit që asnjera nuk lëshon pe.LVV e propozon Albin Kurtin për Kryeministër,kurse LDK po heshtë hala nuk ka kandidat.Për folën do emra si Luta,Vjosa,Avdullahu,etj.Por,më i zeshme në këtë drejtim është Lutfi Haziri i cili plasi për tu bërë Kryeministër bash si dikur Ramush Harajdinaj i cili kur u ba e bani punën në kryeministri krejtë bërllog.Si më i zhurshmi Lutfi Haziri as që po mund ta kapërdi që ta "shkelë"Vjosa Osmani për pozitën e Kryeministrit,është qartë,është egërsu bash krejtë.Kjo edhe për shkak te gjelozis dhe rapoteve"acaruese" midis tyre.

Por,për këto momente nëpër te cilat po kalojmë më e rendësishme se sa pozita e kryeministrit është koalicioni parazgjedhor i cili do ti fitonte bindshëm zgjedhjet.Në të kundërtën nese shkojnë ndaras në zgjedhje do te ia benin argatin e dreqit dikujt tjëtër.Dihet së kujtë,shkaterruesve të shtetit.

Është koha që LDK dhe LVV ta zgjedhinë nyjen e Gordit,me një deshirë dhe bashkëpunim kjo mund te arrihet.Le te besojmë së kjo do te ndodhë për më shumë për hirë të Kosovës që te nxirret nga moçali në te cilën ka rënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat