Flasin nga Vetëvendosje: Do të fitojmë në zgjedhje me apo pa të tjerët!

Aktuale

Flasin nga Vetëvendosje: Do të fitojmë në zgjedhje me apo pa të tjerët!

Nga: N.H Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:48
Lëvizja Vetëvendosje

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, nga radhët Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se qytetarët kanë nevojë për ndryshim, e jo për vazhdimësi.

Ai në një postim, shprehet se partia e tij përbën dallimin në raport me të tashmen e me deritashmen, prandaj si shprehet se do të fitojnë me apo pa të tjerët.

Ja shkrimi i tij:

Qytetarët kanë nevojë për ndryshim, e jo për vazhdimësi. Lëvizja VETËVENDOSJE! përbën dallimin në raport me të tashmen e me deritashmen, prandaj do të fitojë me apo pa të tjerët.

Por, të tjerët e kanë rëndësinë vetëm deri sa të pozicionohen: për ndryshim të vërtetë apo për t’i lënë rrugën hapur vazhdimësisë. Mjafton mos me marrë anën e ndryshimit, për t’i dhënë shans gjendjes së pashpresë aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat