Deputetja e VV-së tregon arsyet pse qytetarët duhet t’ia japin shansin Albin Kurtit

Aktuale

Deputetja e VV-së tregon arsyet pse qytetarët duhet t’ia japin shansin Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:23
Albin Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se paktën janë dy arsye pse qytetarët duhet t'ia japin shansin në zgjedhjet e jashtëzakonshme partisë së saj dhe Albin Kurtit.

Sipas Haxhiut, një personaliteti si Albini, një njeriu me të kaluar të pastër, orientim të drejtë dhe i pathyeshëm, meriton të udhëheqë me vendin.

Ja shkrimi i saj:

Janë të paktën dy arsye pse qytetarët duhet t'ja japin shansin në zgjedhjet e jashtëzakonshme Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe një personaliteti si Albini, një njeriu me të kaluar të pastër, orientim të drejtë dhe i pathyeshëm.

E para, sepse vendi ka nevojë për një qeveri që merret drejtpërdrejt me arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik e drejtësinë.

E dyta, siç edhe po duket sheshit, vetëm Lëvizja, e dërgon në opozitë PDK-në e cila e ka vjedhur, kapur e ngulfatur shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat