Dallimet me LDK-në konfirmohen edhe nga VV-ja, s’e lëshojnë postin e kryeministrit

Aktuale

Dallimet me LDK-në konfirmohen edhe nga VV-ja, s’e lëshojnë postin e kryeministrit

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:43
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputetë të Vetëvendosjes po vazhdojnë  të flasin për një koalicion të mundshëm me LDK-në.

   

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, përmes një postimi në Facebook, tha se koalicioni me LDK-në është i duhuri për vendin.

Sipas tij, arroganca kundër këtij koalicioni nuk sjell asgjë të mirë.

“Lutja” e VV-së për LDK-në vjen edhe pas deklaratës së sotme të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti se këto dy parti kanë dallime substanciale për postin e kryeministrit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Koalicioni VV-LDK është i duhuri për vendin. Arroganca kundër këtij koalicioni nuk sjell asgjë të mirë për Kosovën. Për të shtyer çështje me interes për qytetarët, dhe për ta formuar një qeveri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional na duhet ky bashkim. Nëse nuk bëhet dhe ka bllokada, kjo nënkupton se partneri nuk e ka qëllim Kosovën por rehatinë partiake. Fundja le t’u tregojnë vet qytetarëve përse mbyllen!

Në këtë formë ne kemi treguar se mund të hapemi për të mirën e vendit, ata që mbyllen mbase kanë frikë nga e kaluara e tyre qeverisëse!

Na duhet Lëvizja VETËVENDOSJE!, na duhet bashkimi, na duhet Albini kryeministër, rrugë tjetër nuk ka!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat