Një fotografi e rrallë e të parit të familjes Rugova, është publikuar në rrjetet sociale, fotografi kjo e cila sipas një faqes në rrjetet sociale thuhet së është bërë në kullën e familjes Jashari.
Ky imazh padyshim që flet shumë për ish Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, por, i papublikuar ndonjëherë më parë, u shfaq sot në rrjetet sociale.
Kjo fotografi mendohet se është realizuar menjëherë pas përfundimit të sulmit dhe masakrimit të familjes Jashari, e që ndodhi në mars të vitit 1998-të.
Kujtojmë se çdoherë vlerësohet lartë figura e presidentit Rugova, duke kujtuar të arriturat që ai i bëri për vendin dhe popullin e tij.
Ish-drejtuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërroi jetë më 21 janar 2006 në orën 11:38 në rezidencën e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës. Ai për disa muaj vuante nga kanceri në mushkëri, sëmundje të cilën vet e bëri publike gjatë një konference për gazetar.