Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët, janë virtyte të popullit tonë

Aktuale

Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët, janë virtyte të popullit tonë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 20:31
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

“Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit”, thotë Haradinaj.

Urimi i Haradinajt:

Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë. Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme.  

Me fat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat