Tallja e Ganimete Musliut: PDK-ja për partitë tjera është njëfarë “Majlinda Kelmendi”

Aktuale

Tallja e Ganimete Musliut: PDK-ja për partitë tjera është njëfarë “Majlinda Kelmendi”

Nga: N.Sh Më: 10 gusht 2019 Në ora: 20:51
Ganimete Musliu

Deputetja nga Drenica, Ganimete Musliu ka provokuar partitë politike.

Musliu përmes një postimi në Facebook thotë se, nëse në zgjedhje shkon secila parti veç e veç, atëherë do të dihet përfundimisht se cila parti është më e madhe në Kosovë.

Sipas deputetes së PDK-së, partia e saj, për partitë tjera është njëfarë “Majlinda Kelmendi”.

Ja postimi i plotë:

Kur jemi te gara: nese futemi ne gare zgjedhore secila parti veç e veç atëhere do dihet perfundimisht se cila parti është partia më e madhe ne vend. ??

Por:

Ne një garë të tillë PDK në krahasim me partitē tjera është njëfar “Majlinda Kelmendi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat