Haradinaj: Marrëdhëniet e mira mes njerëzve e çojnë vendin përpara

Aktuale

Haradinaj: Marrëdhëniet e mira mes njerëzve e çojnë vendin përpara

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 09:01
Pritja në BIK

(E plotësuar) -  Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame e ka vizituar Don Lush Gjergji në emër të Ipeshkvisë së Kosovës.

Me këtë rast, ai uroi gjithë besimtarët për këtë festë, derisa tha se feja shndërrohet në veprim përmes flijimit dhe dashurisë.

Gjergji: Flijimi dhe dhurimi është karakteristik e atyre që besojnë në Zot

“Feja shndërrohet në veprim përmes dhurimit dhe dashurisë. Urojmë që besimtarët e Bashkësisë Islame, por edhe gjithë besimtarët tjerë dhe njerëzit e vullnetit të mirë të përcaktohen për flijim dhe dhurim. Kjo e nderon zotin, është e dobishme për gjithë ata që e zbatojnë sepse flijimi dhe dhurimi është karakteristika e atyre që besojmë edhe mbi të gjitha e atyre që e dashurojnë Zotin si krijues dhe shpëtimtarë”, tha ai. /

Qalaj uron festën: Gjatë faljes nuk ka pasur asnjë incident

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame e vizitoi edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, teksa uroi gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.

Qalaj po ashtu bëri të ditur se falja e Kurban Bajramin ka shkuar në mënyrën më të qetë të mundshme dhe pa asnjë incident.

Qalaj: Deri tash nuk kemi pas asnjë incident

“Policia e Kosovës edhe populli janë një, gjithnjë duke konsideruar se ne jemi në shërbim te qytetarëve. Ne sot kemi pasur aktivitetet policore në mënyrë që falja të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri tash nuk kemi pas asnjë incident. Kjo merita i shkon popullit, deri sa ne lutemi që edhe ditën në vazhdim të shkojnë me gëzim”, tha ai. 

***

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, nga ku uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë festë.

Ai uroi që të shpërblehet gjitha sakrifica e atyre që kanë bërë për njëri-tjetrin edhe ata që kanë nevojë.

Haradinaj: Të bashkuar e çojmë vendin përpara

“Gjithë vëllezërve dhe motrave shqiptarë që e festojnë, gjithë besimtarëve myslimanë që e festojnë me urimin që t’iu shpërblehet sakrifica të gjithëve edhe atyre që kanë bërë për njëri-tjetrin dhe atyre në nevojë. E thash më herët që ne kemi detyra të ndryshme në jetë. Por një marrëdhënie e mirë me të gjithë neve, vendin tonë e çon përpara dhe ne jemi të interesuar që këto marrëdhënie t’i kemi më të mira të mundshme”, tha ai.

I pari i qeverisë në dorëheqje gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar me kabinetin e tij dhe disa nga ministrat.

Pritja në BIK me rastin e festës së Kurban Bajramit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat