Kurti uron Kurban Bajramin: Nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve - Bota Sot
Kurti uron Kurban Bajramin: Nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve

Aktuale

Kurti uron Kurban Bajramin: Nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 11:29
Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook kujtoi vlerat e solidaritetit dhe sakrificës që na përkujton kjo festë duke thënë se “nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve – pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë”.

“Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju!” ka shkruar Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...