“Serbia s’ka ndryshuar, por frikësohet të bëjë luftëra shkaku që është djegur keq në Kosovë”

Aktuale

“Serbia s’ka ndryshuar, por frikësohet të bëjë luftëra shkaku që është djegur keq në Kosovë”

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, e ka quajtur forcim të institucioneve të vendit, Strategjinë e Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij kjo strategji bën Kosovën të synojë që të kthehet shtet model në rajon në fushën e sigurisë, mbrojtjes, informacionit dhe diplomacisë.

Përmes një postimi në Facebook Ramadani thotë se pak javë pasi Kosova miratoi Strategjinë e modernizimit, Serbia e miratoi Strategjinë e vet Millosheviqiane.

“Strategjia e Sigurisë së Kosovës është strategji modernizimi dhe forcimi të institucioneve, duke bërë Kosovën të synojë që të kthehet shtet model në rajon në fushën e sigurisë, mbrojtjes, informacionit dhe diplomacisë.
Pra, një Strategji modernizimi.  Me të drejtë, kemi definuar Aktivitetet e Jashtme Armiqësore (Serbinë dhe Rusinë) si kërcënimin kryesor ndaj sigurisë së Kosovës. ”, ka shkruar ai.

Ai thotë se dallimi mes Kosovës dhe Serbisë është sikur dallimi mes të mirës dhe të keqes.

“Pak javë pasi ne miratuam Strategjinë tonë të modernizimit, Serbia e miratoi Strategjinë e vet Millosheviqiane. Sërish, e konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar fare, vetëm që tash frikësohet të bëjë luftëra, sepse është djegur keq në Kosovë. Pra, dallimi mes nesh është konceptual, i thellë dhe dallim mes të mirës e të keqes. Ne duam të modernizojmë veten dhe rajonin. Ata duan ta kthejnë të kaluarën Millosheviqiane”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat