Edhe një goditje ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit nga Kosova

Aktuale

Edhe një goditje ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit nga Kosova

Nga: A.ZH Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:23
Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiç

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit, ka reaguar pasi Serbia ka liruar nga burgu Miodrag Solaja të grupit famëkeq paramilitar serb Scorpions që u dënua për vrasjen e 14 civilëve në Besianë gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Zyberaj e ka quajtur këtë akt të turpshëm, derisa ka kritikuar edhe ndërkombëtarët për heshtjen ndaj rastit, përcjell Bota sot.

“Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe glorifikojen nga qeveria e Aleksander Vuçiq dhe Ana Brnabiç për krimer e kryera.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Serbia ka liruar nga burgu 3 vjet më herët Miodrag Solaja të grupit famëkeq paramilitar serb Scorpions që u dënua për vrasjen e 14 civilëve në Besianë gjatë luftës në Kosovë, përfshirë 7 fëmijë në oborrin e një shtëpie. Akt i turpshëm nga shteti serb. Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Solaja’s, por edhe heshtja e bashkësisë ndërkombëtare dhe të delegacionit të BE në Beograd. Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe glorifikojen nga qeveria e Aleksander Vucic dhe e Ana Brnabic për krimer e kryera.

Ne do ta ngremë këtë çështje në nivelin më të lartë dhe gjithashtu gjyqësori ynë duhet të jetë aktiv për të kërkuar masa për të sjellë kriminelët serb të luftës para drejtësisë së Kosovës.

Ne jemi të vetmit që mund t'i sjellim drejtësi familjeve të viktimave të shkaktuara nga ideologjia nacionaliste e sëmurë serbe e Serbisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat