Reagon Kastrati: Nuk do të toleroj situata që e destabilizojnë RTK-në

Aktuale

Reagon Kastrati: Nuk do të toleroj situata që e destabilizojnë RTK-në

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 18:41
Ngadhnjim Kastrati

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka bërë me dije se në të gjitha takimet që ka pasë me 9- kolegët gazetarë, kërkesë e vetme e tyre ka qenë që të gjithë të avancohen në pozitën e Redaktorit.

Ky është reagimi i plotë i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së:

Edhe një sqarim për situatën e krijuar nga një grup i gazetarëve në dhomën e lajmeve në RTK. Në të gjitha takimet që kam pasë me 9- kolegët gazetarë, kërkesë e vetme e tyre ka qenë që të gjithë të avancohen në pozitën e Redaktorit. RTK nuk është pronë e imja, dhe une nuk mundem që brenda ditës të avancojë kend të dua unë. Të njëjtit janë vlerësuar dhe 7 prej tyre janë avancuar, por jo në pozitën e redaktorit. Pra, nuk kemi pasë nevojë që për një moment dhomës së lajmeve t’i shtohen 9 redaktorë. Kërkesë e tyre e fundit ka qenë sistemimi në sektorë tjerë. Dmth bëhet fjalë për kërkesë për sistemim të cilën e kam aprovuar.

RTK është themeluar dhe vepron sipas ligjit. Nuk dorëzohem me as një çmim përpara askujt, do të veprojë sipas ligjit dhe rregulloreve të brendshme. Nuk do të ble paqe me askend në kurriz të RTK-së. Jam i përkushtuar së bashku me të gjithë punëtorët e RTK-së, ta zhvillojmë dhe ta ruajmë RTK-në. Ndoshta edhe dikujt i dhemb, që për një kohë të shkurtë sa jam në këtë pozitë kam marrë vendime mjaftë të vështira. – Kam ndërpre të gjitha anekset dhe shpërblimet – Kam nderprerë para kohe të gjitha produktet e jashtme – Kam ndeprerë kontrata me sherbime të punetorëve të cilet me vite kanë punuar në RTK. – Kam ulur shpenzimet në të gjithë sektorët. – Kam marrë edhe shume vendime të tjera të cilat sigurisht që kanë qenë të vështira, por të gjitha këto vendime i kam marrë për të mirë të RTK-së.

Edhe nje herë po e përsërisë se nuk do të toleroj situata që e destabilizojnë RTK-në. Partner në menaxhim nuk do t’i bëjë as partitë politike, as organizatat joqeveritare e as portalet, ndërkaq jam i gatshëm të jap llogari para kujt do, që është i thirrur për të mbikqyrur RTK-në.

Për vëmendje: Këta gazetarë nuk e përbëjnë shumicën e gazetarëve të RTK-së, madje as 1/4 e gazetarëve të RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat