Legjislatura e gjashtë po konsiderohet si një ndër më të dobëtat në histori të Kosovës - Bota Sot
Legjislatura e gjashtë po konsiderohet si një ndër më të dobëtat në histori të Kosovës

Aktuale

Legjislatura e gjashtë po konsiderohet si një ndër më të dobëtat në histori të Kosovës

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 20:07
Kuvendi i Kosovës

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës miratoi gjithsej 75 ligje.

Kjo legjislaturë prin me numrin e ligjeve të miratuara në krahasim me vitet e kaluara.

Por, puna  e deputetëve nuk po vlerësohet edhe aq përmbajtësore nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Artan Murati nga IDK, thotë se kjo legjislaturë nuk ka pasur seriozitet.

Prandaj i jep një epitet interesant duke e vlerësuar si anemike.

 ‘’Nëse flasim në aspektin numerik legjislatura e gjashtë ka qenë në disa apekte më e mirë sesa të tjerat mirëpo këtu kemi të bëjmë vetëm me numra, d.m.th numrin e ligjeve të miratuara që vetëm gjatë viteve të kaluara Kuvendi kishte miratuar 75 ligje që është një shifër më e lartë sesa shifrat qysh nga viti 2014 mirëpo në anën tjetër nëse shohim përmbajtjen e punës atëherë ka qenë legjislaturë anemike, ka që legjislaturë që nuk ka pasur seriozitet”, thotë Artan Murati nga Insituti Demokratik i Kosovës.

E një problem tjetër që pati kjo legjislaturë ishte mungesa e kuorumit.

Kjo mungesë ka bërë që një numër i madh i seancave, të dështojnë.

E këtë neglizhencë dhe papërgjegjësi nga deputetët, e pranon edhe Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

 ‘’Unë them se Kuvendi nuk ka përmbushur mjaftueshëm objektivat e veta për shkak edhe të një bilanci që ka ekzistuar në votë sa i përket raportit pozitë-opozitë dhe shpeshherë në neglizhencë dhe e një papërgjegjësie prej deputetëve vet veç e veç, e që dikush ka kontribuar dobësimit të Parlamentit, prandaj qytetarët janë ata që vendosin se si duhet të jetë Parlamenti i ardhshëm i Kosovës”, deklaron Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamenta në AAK.

E këtë legjislaturë si një ndër më të dobëtat që kishte Kosova po e sheh edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla.

 ‘’Kjo ka qenë njëra ndër legjislaturat më të dobëta të Kosovës, fatkeqësia është më e madhe kur dihet se proceset do të duhej të ishin ndryshe, një Kuvend me më shumë përvojë, një Kuvend me një përbërje më ndryshe fatkeqësisht kjo nuk ishe e udhëhequr jashtëzakonisht dobët dhe keq’’, thotë Xhelal Sveçla, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Për këtë periudhë Kuvendi i Kosovës ka mbajtur vetëm 10 seanca të rregullta, kurse 17 prej tyre ishin seanca të jashtëzakonshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...